Kontingjenti i V i Forcës Detare u nis për të marrë detyrën në operacionin e NATO-s në detin Egje.
Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili u shpreh se, anija dhe ekuipazhi shqiptar do të patrullojë në zonën e saj të përgjegjësisë në Izmir të Turqisë.
“Nga Distrikti Detar Jugor në Pashaliman, kontingjenti i V i Forcës sonë Detare u nis për të marrë detyrën në operacionin e NATO-s në detin Egje. Anija dhe ekuipazhi shqiptar do të patrullojë në zonën e saj të përgjegjësisë në Izmir të Turqisë, nën Komandën e Grupit të II të Gatshëm Detar të NATO-s”, theksoi ministri Peleshi./ata