Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka zhvilluar një takim me strukturat përkatëse mbi monitorimin e Strategjisë së Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve 2021-2027.
Gonxhja u shpreh se, kjo strategji përbën orientimin kryesor të qeverisë shqiptare për zhvillimin ekonomik afat-mesëm, duke u fokusuar te SME-të dhe investimet.
“Është në linjë me strategjitë dhe programet gjithëpërfshirëse në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar (p.sh. të tilla si Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim)”, theksoi Gonxhja.
Ministri nënvizoi se, strategjia formon një lidhje qendrore brenda kuadrit strategjik duke u fokusuar në nivelin horizontal dhe atë kombëtar.
“Strategjia është përgatitur në një proces bashkëpunues duke përfshirë grupe pune me ekspertë”, shkroi ai, teksa shtoi se, MEKI mbështet bizneset shqiptare që të lulëzojnë.