Vetëm pak ditë pasi mori detyrën, ministri i ri i Financave, Petrit Malaj duket se ka nisur “spastrimet” e punonjësve në këtë institucion.

Drejtori i Politikës Fiskale Nikolla Lera është larguar nga Ministria e Financave, ndërsa ka punuar në këtë ministri për 3 dekada. 

"Bazuar në nenin 30, të ligjit nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil", i ndryshuar, në zbatim të pikës 5, të kreut VII, të vendimit nr. 118, datë 05.03.2014, të Këshillit të Ministrave, "Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civile të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së", i ndryshuar, si dhe në vijim të shkresës nr.10589 prot, datë 01.08.2024 te Ministrit të Financave me lëndë "Kërkesë për lirimin nga detyra të anëtarit të Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues", protokolluar pranë Administratës Publike me nr. 4285 prot., date 01.08.2024: Nikolla Lera lirohet nga pozicioni Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Politikave Tatimore. Në Ministrinë e Financave dhe regjistrohet nga Njësia Përgjegjëse në “Listën e anëtarëve të TND-së në pritje për t’ u caktuar në një pozicion të rregullt”, thuhet në njoftim./Shqiptarja