Hoxha u shprehu mirënjohje për ndihmën që ICITAP ka ofruar për Qeverinë Shqiptare, e konkretisht për agjencitë e zbatimit të ligjit, në zhvillimin e kapaciteteve të tyre, si dhe konfirmova gatishmërinë maksimale për të çuar më tej e thelluar bashkëpunimin.

Richard Deasy e siguroi ministrin Hoxha për vijimin e asistencës, trajnimet për Policinë e Shtetit, Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, si dhe ekspertizën në reformat legjislative, apo investime në fushën e sistemeve të teknologjisë së informacionit.

Hoxha theksoi se, objektiv kryesor në detyrën e tij si ministër i Brendshëm dhe pritshmëritë në lidhje me bashkëpunimin me ICITAP janë trajnimet profesionale të drejtuesve policorë, fuqizimi teknologjik dhe standardizimi i proceseve të punës së strukturave të varësisë i fokusuar në parandalimin e risqeve, rritja e etikës dhe integritetit të punonjësve, duke e bërë Policinë një profesion më të besueshëm dhe njëkohësisht të dëshiruar nga të rinjtë e të rejat./ata