Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një deklarate për mediat komentoi hetimet e SPAK në lidhje me dosjet e përgjimeve SKY EÇ dhe EnchroChat.

Berisha akuzoi drejtuesin e strukturës së posaçme hetimore, Altin Dumani se po bën pazare me këto përgjime. Sipas Berishës, “gjatë 3 muajve të fundit nga 112 mandate arresti lëshuar nga ‘Skrapi’  i Dumanit, 15 janë lëshuar për persona të burgosur prej kohësh për vepra penale. Kurse 97 mandate arresti janë lëshuar për persona që kanë qenë të lirë”.

“Partia Demokratike informon shqiptarët se në zbatim të kësaj platforme gjatë 3 muajve të fundit bazuar në regjistrimet e telefonatave dhe mesazheve të koduara në Sky Eç, Encrochat etj te bandave kriminale shqiptare, shërbimet partnere kane zbuluar qindra krime dhe vrasje trafiqe të bandave kriminale shqiptare të kryera në Shqipëri dhe jashtë vendit”, tha Berisha.

Sipas tij, me këto dokumente, regjistrime të transkriptuara të një rëndësie kapitale për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, Spaku i Altin Dumanit po bën pazare të mëdha.

Berisha deklaroi se, “gjatë 3 muajve të fundit nga 112 mondate arresti lëshuar nga ‘Skrapi’ i Dumanit, 15 janë lëshuar për persona të burgosur prej kohësh për vepra penale. Kurse 97 mandate arresti janë lëshuar për persona që kanë qenë të lirë. Nga 97 mandate arresti për persona të lirë janë ekzekutuar gjithsej 19 mandate apo vetëm 20% e tyre dhe janë larguar në drejtim të paditur 78 persona apo 80% e tyre për vakanca të përkohshme jashtë vendi ose brenda”.

Ai rikujtoi se në raste të ngjashme prokuroria e krimeve të rënda ka lëshur në një rast 53 mandate arresti dhe ka arrestuar 47 pre tyre pra ka arrestuar 88,7 % te tyre.

“Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe lojën kriminale te Dumanit dhe skrapit të partisë me Kallp Mandate. Partia Demokratike deklaron se kjo gjendje katastrofale, kjo lojë kriminale me kallp mandate e Altin Dumanit dhe organizatës së tij kriminale është dëshmi e pazareve prej qindra mijëra dhe miliona euro për çdo mandat arrest që kriminelët paguajnë ‘skapistët’ dhe Dumanin që ata të njoftohen dhe të largohen para firmosjes së mandate-arrestit të tyre”, tha Berisha./ata