Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi sot sërish sqarime lidhur me dosjen “Gjipeja” dhe me ato që i cilësoi si lidhje direkte të kryeministrit Edi Rama me këtë dosje prej 224 mijë metër katror tokë.
Në një deklaratë për medie, Berisha i drejtoi kryeministrit disa pyetje të cilat sipas tij,”ndriçojnë në mënyrë përfundimtare grabitjen e 224 mijë metër katror tokë nga Edi Rama, dhe familjarët tij Koleka”.
“Si ka mundësi që këto 224 mijë metër në Gjipe nuk ekzistonin të regjistruara në kadastrën e kohës së mbretërisë, kohës së pushtimit dhe as kohës së komunizmit, nga pronarët që shfaqen sot? Çfarë të lidh ty kryeministër, me një tokë e cila nuk ka qenë kurrë e regjistruar në kadastër si tokë e familjes tuaj dhe ju nuk keni asnjë dokument që të vërtetojë se regjimi komunist i Enver Hoxhës, e konfiskoi apo shpronësoi atë”, pyet ndër të tjera Berisha./ata