Ministri i Financave Petrit Malaj, po merr pjesë në Samitin Vjetor të Dialogut Global, që po zhvillohet në Berlin.
“Pata kënaqësinë e veçantë të shkëmbeja ide dhe pikëpamje të frytshme me ministrin e Financave të Gjermanisë, Christan Linder dhe zëvendëskryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel”, tha Malaj.
Ministri i shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e ngushtë sa i takon procesit të integrimit europian.
“Theksova angazhimin e vazhdueshëm të Qeverisë Shqiptare në zbatim të reformave kyçe”, deklaroi Malaj./ata