Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ndau sot historinë e Refie Hysës në rubrikën “njerëzit e bujqësisë“, e cila po zhvillon një pikë agroturizmi në Belsh, Elbasan.

 

Hysa, tregon se, programi IPARD i dha forcë për të vazhduar dhe për t’u shërbyer klientëve vetëm ushqime me cilësi.

 

“Agroturizmi është formula fituese me të cilën kemi vendosur të jetojme . Punojmë familajrisht në bujtinin tonë të quajtur “Xhabajka”, pranë liqenit të Belshit. Përditë zgjohemi me një pamje të mrekullueshme. Jo vetëm brezi i ri, por të gjithë që merren me bujtina dhe agroturizma duhet të gatuajnë për klinetin njësoj sikurt po gatuajnë për fëmijët e tyre, me të njëjtin përkushtim dhe dashuri”, tha Hysa.