Janë mbyllur Lojërat Olimpike Paris 2024, ku sportistët e SHBA-së ishin më të suksesshmit në fitimin e medaljeve.  Garat e Lojërave Olimpike u mbyllën me finalen e basketbollit të femrave mes SHBA dhe Francës. Ekipi i femrave të SHBA fitoi me rezultatin 67-66 duke marrë medaljen e artë. Një medalje që i duhej për t’u konfirmuar e pakalueshme në këtë eveniment, për t’i siguruar SHBA-së vendin e parë në renditjen e përgjithshme për herë të katërt radhazi në Lojërat Olimpike.

Para kësaj ndeshje, ishte Kina që regjistronte 40 medalje të arta ndaj 39 të SHBA në Paris 2024. Por me fitoren e ekipit të femrave të basketbollit, SHBA barazoi Kinën për të arta, teksa mori kreun e klasifikimit falë 44 medaljeve të argjendta ndaj 27 që kanë siguruar aziatikët. Kështu, SHBA dominon tabelën për të katërtin edicion radhazi të Lojërave Olimpike, duke ndaluar rikthimin e Kinës në majë për herë të parë që pas Pekin 2008. Në vendin e tretë është renditur Japonia me 20 medalje të arta, e ndjekur nga Australia me 18 dhe Franca me 16.

Ndërkohë, Shqipëria largohet nga Parisi me dy medalje të bronzta. Shqipëria e sheh veten më në fund mes ekipeve që kanë siguruar medalje në një Olimpiadë dhe ka bërë të mundur që të renditet jashtë listës së zakonshme të “pjesëmarrjes dinjitoze” ku renditej zakonisht. Falë dy medaljeve të bronzta, Shqipëria e sheh veten në vendin e 80 në klasifikimin e përgjithshëm, me po aq medalje sa Grenada, Malajzia dhe Porto Riko./Tema

Përfundon ‘Paris 2024’/Cili shtet rrëmbeu më