Në zonën e ish-fabrikës së tullave në Lushnjë vazhdon puna për ndërtimin e parkut të prodhimit të energjisë diellore, që do t’i shtohet prodhimit të gjelbër në vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kthyhen në fushën e ish-fabrikës së tullave në Lushnjë.

Rama u shpreh se “nga një gangrenë plehrash, fusha do të kthehet në një park prodhimi energjie diellore dhe një hapësirë shlodhëse për qytetarët e Lushnjës”.

“Progres mbresëlënës në transformimin e fushës së ish-fabrikës së tullave në Lushnjë, ku një gangrenë plehrash e shëruar do të jetë së shpejti një park prodhimi energjie diellore që do të integrohet në sistemin tonë elektroenergjetik duke shtuar prodhimin e gjelbër, po edhe një hapësirë shlodhëse për qytetarët lushnjarë”, shkruan kryeministri krahas pamjeve./ata