Agroturizëm “Harapi” ofron një përvojë unike në zemër të natyrës, me gatime tradicionale të përgatitura me përbërës lokalë dhe organikë, të mbledhur direkt nga fermat përreth.

Ky agroturizëm është një shembull se si të rinjtë po i japin jetë ekonomisë rurale, duke e kthyer fshatin në një destinacion tërheqës për turizëm dhe garantuar zhvillimin e qëndrueshëm.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj përcolli sot historinë e Jetmirit, teksa theksoi se fokus i veçantë është përfshirja e të rinjve në sektorin bujqësor.

Jetmiri na tregon se prej tre vitesh menaxhon agroturizmin familjar, dhe presin turistë vendas e të huaj që zgjedhin shijen e prodhimeve “Made in Albania”./ata