Viti 2024 ka regjistruar një interes të lartë të investitorëve për centrale të mëdhenj fotovoltaikë, teksa së fundmi një aplikim i ri është depozituar pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Referuar interesit të shprehur pranë këtij dikasteri është bashkimi i përkohshëm i shoqërive “REJ” dhe “GREEN ENERGY”, që kërkojnë të ndërtojnë një impiant fotovoltaik me kapacitet të instaluar 30 MW, në Trebinjë të Bashkisë Pogradec.
Në rast të finalizimit të procedurave, ky projekt nuk do të jenë përfituese të masave mbështetëse të qeverisë, që përfshijnë lehtësim në sigurimin e dokumentacionit apo blerje të garantuar të energjisë së prodhuar.
Ndërkaq, përgjatë këtij vitit numërohen dhjetra aplikime të paraqitur nga kompanitë private. Kapaciteti i parashikuar i instaluar për këto impiante është mbi 210 MW, ndërsa vendndodhja e tyre është e ndryshme nga Fieri, në Kolonjë, në Elbasan, Korçë, Cerrik, etj.
Interesi për investime në energji diellore ka disa vite që ka ardhur në rritje nga ana e investitorëve privatë, ndërkohë që një pjesë e kërkesave janë pranuar, ndërsa të tjera jo. Aktualisht, energjia diellore nga impiantet e mëdhenj është pak e shfrytëzuar në vendin tonë, teksa në prodhim ka hyrë centrali fotovoltaik i Karavastasë, me fuqi të instaluar 140 MW./Scan