Guvernatori i Minnesotës, Tim Walz, i cili u propozua si kandidat për zëvendëspresident në zgjedhjet në SHBA që do të mbahen më 5 nëntor, ka pranuar zyrtarisht të garojë me kandidaten demokrate për presidente Kamala Harris.

Sipas lajmeve në mediat amerikane, Walz mbajti një fjalim në Kongresin e Partisë Demokratike në Chicago.

"Është një nder të pranoj nominimin tuaj për zv/president të SHBA-së", tha Walz.

Duke shpjeguar qëllimet e tyre si ulja e taksave për familjet e klasës së mesme dhe ulja e çmimeve të ilaçeve dhe banesave nëse fitojnë zgjedhjet, Walz tha se do të punojnë me Harrisin për të mirën e amerikanëve.

Sipas tij, kandidati republikan Donald Trump dhe zëvendësi i tij kandidat, senatori i Ohio-s, James David Vance, po drejtojnë një fushatë që do t'ua vështirësojë jetën amerikanëve edhe më shumë.

Në Kongres fjalim mbajtën edhe ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi dhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton./aa