Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja përkujtoi sot Gjergj Canco, “Mësues i Popullit” dhe themelues i arsimit profesional në vendin tonë.
Gonxhja u shpreh se, kontributi i tij në arsimin profesional është i paçmuar, dhe trashëgimia e tij jeton në Shkollën Teknike Profesionale “Gjergj Canco” Tiranë, e cila vazhdon të frymëzojë brezat e rinj.
Gjithë jetën e tij, Gjergj Canco ia kushtoi arsimit dhe edukimit të brezit të ri shqiptar.
Për një çerek shekulli, drejtoi Politeknikumin “17 Nëntori” në Tiranë, një nga shkollat më të mëdha të vendit, ku u përgatitën mijëra kuadro të mesme teknike.
Ai u nda nga jeta më datë 22 gusht 1971./ata