ar një departament i cili do të merret eksluzivisht me shqiptarët në rajon.

Ky departament do të merret me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët e Luginës së Preshevës, me vëllezërit dhe motrat në Kosovë, me situatën në Mal të Zi, etj.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë një konference për mediet, pas përfundimit të konferencës 3-ditore të ambasadorëve që u mbajt në Tiranë, deklaroi sot se është e rëndësishme që Tirana të ketë një fokus të vazhdueshëm për shqiptarët kudo që janë.

“Dhe këtë e ka pasur. Tirana zyrtare edhe në ditët e veta më të vështira temën e parë të bisedimeve dhe tezën kryesore të angazhimit të vet e ka pasur situatën e shqiptarëve, duke nisur me Kosovën, flas për vitet ’90, duke vazhduar me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, në fund të vite ‘90”, tha ai.

Ministri Hasani vuri në dukje se me Kosovën ka një bashkëpunim të shkëlqyer.

Ai theksoi se kombi amë është Shqipëria. Për këtë, shtoi ai, janë të gjithë të qartë.

Hasani bëri të ditur se është mbështetja e plotë e të gjithë aktorëve dhe faktorëve shqiptarë, të cilët janë të angazhuar në rajon.

“Ky mekanizëm që po krijojmë është një drejtori, një nukël e cila do të merret ekskluzivisht me punën e të gjithë njerëzve që janë të angazhuar edhe për nevojat e shqetësimet që ata kanë”, u shpreh ai.

Hasani shtoi se ka bashkëpunim të shkëlqyer me Kosovën, bashkëpunim ky që sipas tij do të institucionalizohet dhe më tepër, e që do të ndihmojë kolegët në Prishtinë për ato sfida dhe rrugëtime që ata kanë ndërmarrë përsipër.

I pyetur për nivelin e pjesëmarrjes së Kosovës në konferencën e ambasadorëve, Hasani tha se mungesa e zyrtarëve ishte për shkak të një situate shëndetësore.

Por, theksoi se do të takohet ditën e hënë me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla në Slloveni, ku edhe do të vijojnë diskutimet për çështjet që kanë në axhendë.

“Një ndër diskutimet që kemi pasur me kolegët e Prishtinës ka qenë përfaqësimi i Shqipërisë dhe Kosovës nëpër botë. Kemi rënë dakord që Shqipëria të hapë ambasadë në Indonezi, ndërsa Kosova do ta hapë në Malajzi, në mënyrë që të mbulojmë në mënyrë sa më të mirë vendet e hapësirës së Paqësorit”, tha ministri Hasani.

Sipas tij, në këto vende ka potencial ekonomik dhe mundësi shumë të mira pune dhe bashkëpunimi./ata