Kryeministri Edi Rama do të jetë gjatë fundjavës në Pragë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Liderëve Evropianë.
Kreu i qeverisë pritet që në takimin me liderët evropianë të lobojë edhe në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe nisjen e shqyrtimit të kapitujve.
Tanimë ka disa vite që procesi i Shqipërisë për integrimin në BE është i lidhur me Maqedoninë e Veriut.
Procesi integrues i Maqedonisë së Veriut ka mbetur peng i problemeve me Bullgarinë, pasi Shkupi ende nuk e ka ndryshuar kushtetutën e tij për të reflektuar kërkesat e vendosura prej saj./Tema