Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Gaza njoftoi se që nga mëngjesi i djeshëm 51 palestinezë, mes tyre fëmijë dhe gra, u vranë në sulmet e Izraelit në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës.

Zëdhënësi i Drejtorisë së Mbrojtjes Civile, Mahmud Basal ka publikuar një deklaratë për këtë çështje në llogarinë e tij në Telegram.

Ai tha se 51 palestinezë, përfshirë fëmijë dhe gra, janë vrarë që nga mëngjesi i djeshëm si pasojë e sulmeve të Izraelit në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës.

Basal gjithashtu tha se shumë njerëz, kryesisht fëmijë dhe gra u plagosën nga sulmet.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë vrarë 40.534 palestinezë, përfshirë të paktën 16.589 fëmijë dhe 10.980 gra ndërsa 93.778 të tjerë u plagosën.

Raportohet se ende ka mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar./aa