Partia e Lirisë drejtuar nga Ilir Meta pritet të regjistrohet sot në zgjedhje, pas depozitimit të kërkesës në KQZ së bashku me tri parti të tjera, përkatësisht Partia Demokristiane, Balli Kombëtar dhe PBDNJ e Vangjel Dules.

Mësohet se kandidatët e dalë nga primaret e Rithemelimit pritet të garojnë në logon e përbashkët të këtij koalicioni.

 

Regjistrimi në KQZ pritet të bëhet këtë të mërkurë një ditë përpara afatit që lejon ligji për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore.

Regjistrimi i kandidatëve të primareve në koalicion, vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të mos i dhënë ish-kryeministrit Berisha logon e Partisë Demokratike.

 

Duke qenë se edhe KQZ ka refuzuar të njoh Rithemelimin si organin drejtues të PD-së, zgjidhja e gjetur nga ish-kryeministri Berisha është hyrja në zgjedhje në kualicion me PL-në, PDK-në, Ballin Kombëtar dhe PBDNJ-në.