Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se numri i të vrarëve në sulmet e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori është rritur në 703, përfshirë 159 fëmijë.

Në një deklaratë nga ministria thuhet se "Në sulmet e Izraelit në Bregun Perëndimor, që nga 7 tetori e deri më tani kanë rënë dëshmorë 703 persona dhe janë plagosur 5.700 të tjerë".

Më tej vihet në dukje se në mesin e të vrarëve janë 159 fëmijë dhe 10 gra.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023 e deri më tani janë vrarë 41.118 palestinezë, përfshirë të paktën 16.715 fëmijë dhe 11.308 gra ndërsa janë plagosur 95.125 të tjerë./aa