Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ndërsa mori fjalën në Kuvend vuri në dukje faktin se opozita, siç u shpreh ai, bëri politikë me mbetjet e parrezikshme dhe nuk u mor me mbetjen e rrezikshme në politikën shqiptare 34-vjeçare.

“Më vjen mirë për reflektimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike që sot në këtë seancë ndërsa u mor dhe u mundua të bënte politikë me mbetjet e parrezikshme nuk u mor me mbetjen e rrezikshme në politikën shqiptare 34-vjeçare shqiptare. Dhe ky është reflektim pozitiv që nuk ia keni përmendur hallin kësaj mbetjeje të rrezikshme në politikën shqiptare”, tha Balla.

Kuvendi sot zhvilloi interpelancë me Kryeministrin Edi Rama mbi transportin e mbetjeve toksike nga Porti i Durrësit./ata