Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reagur në lidhje me vendimin e Kuvendit për të rrëzuar projektvendimin “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka”, duke e cilësuar këtë akt amnistim të Xhaçkës nga Kuvendi.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se Edi Rama ka futur vendin në një krizë të thellë kushtetuese, për të mbrojtur korrupsionin e tij.

Ai, më tej shprehet se “kthimi i Kushtetutës, në një letër higjenike nga ana e Kryeministrit më të korruptuar në Europë, nuk mund të amnistohet nga SPAK, i cili ka për detyrë t’i shkojë deri në fund hetimit të keqpërdorimit të statusit të investitorit strategjik”./ata