Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama u shpreh sot se, “Thumana është pasqyrë kuptimplotë e dallimit të qartë të 14 majit mes forcës të së ardhmes dhe hijeve të së shkuarës”.

 

Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga Thumana e transformuar falë Programit të rindërtimit, ndërsa ftoi qytetarët të mbështesin kandidatin e Partisë Socialiste për kryetar bashkie, Artur Bushi.

 

“Vetëm përpara me Artur Bushin dhe Partinë Socialiste”, shkruan Rama.

 

Falë Programit të Rindërtimit, Thumana në bashkinë e Krujës është transformuar tërësisht në një qytezë të rindërtuar me standardet më të mira, me banesa kolektive dhe pallate të reja dhe të gjithë infrastrukturën e nevojshme komunitare.