Qeveria shqiptare nxit investitorët vendas dhe të huaj që të shfrytëzojnë potencialet që ofron sektori i bujqësisë për të investuar. Agjencia e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka hartuar një broshurë ku rendit avantazhet që ka ky sektor në Shqipëri.

Ndër to përmendet, klima tipike mesdhetare me dimër të butë, të lagësht dhe verë me diell; Mikroklima të ndryshme, të përshtatshme për kultivim të produkteve të shumta; Deri në 300 ditë me diell në vit; Tokë pjellore; Burime të bollshme ujore si dhe rreth 560.000 hektarë tokë arë.

Po ashtu, ndër avantazhet kryesore përmenden përjashtimet nga taksat që ka bërë qeveria për këtë sektor. Siç është përjashtimi nga TVSH i furnizimit me makineri bujqësore. Përjashtim nga TVSH në import të makinerive dhe pajisjeve në funksion të realizimit investimet në sektorin e agrobiznesit.  Reduktimi i TVSH-së për objektet e certifikuara si agroturizëm, për të cilat aplikohet një normë e prej 6%. Një normë e reduktuar e TVSH-së prej 10% zbatohet për furnizimin e inputeve bujqësore. i cili përfshin plehra kimike, pesticide, fara dhe fidane, me përjashtim të hormoneve.

Po ashtu tatim fitimi i reduktuar prej 5%  që zbatohet për tatimpaguesit e certifikuar si subjektet e agroturizmit, listohet gjithashtu si avantazh.  Si dhe tatimi fitimi i reduktuar për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor prej 5%.  Një tjetër avantazh është qiraja për tokën bujqësore nga 10 deri në 99 vjet.

Nga ana tjetër përmenden si avantazhe mbështetja e këtij sektori përmes skemës kombëtare të mbështetjes dhe programit IPARD.

Bujqësia zë 20 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vend, duke e bërë atë sektorin më me peshë në ekonomi./Scan