Me një pamje panoramike të Elbasanit dhe vetëm 5 kilometra larg tij, fshati Samurr të krijon përshtypjen sikur ndodhet në një zonë të thellë malore larg zonave të urbanizuara.

I lënë në harresë dhe pa asnjë investim në infrastrukturë, banorët e këtij fshati kanë nisur ta shpopullojnë, ndërsa ata që nuk kanë mundësi, vijojnë të ankohen dhe të shpresojnë se ndoshta do t’u mundësojnë një rrugë që të lidhen më lehtë me qytetin për të gjithë nevojat e përditshme që kanë.

Një prej banorëve mendon dimrin që është në prag.

Premtimet e pushtetit lokal dhe kandidatëve të ndryshëm të politikës nuk kanë munguar si gjithmonë, por realiteti është tjetër nga ajo që premtojnë kur kërkojnë votat./A2News