Gjykata e Apelit ka marrë vendimin për deputetin e PD, Ervin Salianji. Apeli ka lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg për ligjvënësin demokrat, i cili akuzohej për kallëzim të rremë në çështjen “Babalja”.
Salianji akuzohet për denoncimet ndaj qeverisë për lidhje me trafikantë dhe personazhe të krimit të organizua.
Deputeti i PD bëri një seri denoncimesh madje dhe nga fushat me kanabis për duke pretenduar lidhjet e ish-ministrit Tahiri me kanabizimin. Më pas Partia Demokratike dhe Ervin Salianji denoncuan se lidhjet me krimin mbaheshin nga vëllai i ish-ministrit pasardhës, Fatmir Xhafaj. PD publikoi edhe një audiopërgjim të Agron Xhafajt, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm ku pretendohej se bisedonte për një dërgesë kanabisi drejt Italisë.
Pas denoncimit të tij, opozita dhe deputeti demokrat, Ervin Salianji ashpërsuan akuzat në adresë të qeverisë dhe Xhafajt. Mirëpo, më pas çështja mori tjetër rrjedhë, pasi dëshmitari Fredi Alizoi ndryshoi dëshminë duke deklaruar se kishte aktruar duke imituar zërin e Agron Xhafajt. Për këtë u hap një hetim penal me kallëzimin e Agron Xhafajt ku Salianji u akuzua për shpifje.
Vlen të theksohet se gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që kanë pasur çështjen dhe kane dhënë vendimin me 1 vit burg në shkallën e parë janë shkarkuar nga organet e Vettingut.
Në seancën e sotme, në mbështetje të Salianjit, ishin një grup i konsiderueshëm deputetësh demokratë./BalkanWeb