Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reagoi ndaj mbledhjes së sotme të Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” ku opozita ka munguar sërish.
Kryetarja e KKIE dhe Komisionit të Çështjeve Europiane shkroi në rrjetet socialese ky komision është një dublim i Këshillit Kombëtar të Integrimit pasi jo vetëm ka përvetësuar gjithë stafin e KKIE por edhe funksionet dhe fuqinë e këtij Këshilli.
Por, sipas saj, problemi real i këtij komisioni është se ai kërkon të vendosë nën tutelë ekspertët e institucioneve të pavarura që do t’i vendosë nën hyqmin e kryetarit të komisionit Xhafaj.
“Procesi i integrimit dhe lufta kundër korrupsionit nuk kanë nevojë as për propagandë dhe as për fjalë të mëdha. Por për angazhim që fatkeqësisht ka munguar e që mund të ishin bërë çdo ditë për 11 vite dhe duhen bërë çdo ditë që kalon”, shkroi Tabaku vë në dukje se ngritja e grupeve të përbashkëta të punës me institucione që janë e duhet të jenë të pavarura, nën varësinë e këtij komisioni, që është më shumë njëpartiak, cenon pavarësinë e institucioneve të pavarura./ata