Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thirrur në datën 1 tetor 2024, mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të PL.
Në këtë mbledhje do të miratohen vendime shumë të rëndësishme në funksion të përgatitjeve elektorale të Partisë së Lirisë për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, që janë vendimtare për të ndaluar shpërbërjen dhe shpopullimin e Shqipërisë.
KDK do të miratojë kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet të Partisë së Lirisë në të gjithë vendin, si dhe do të miratojë ngritjen e Komisionit të Organizimit të Qarkut të Tiranës.
Gjithashtu, në funksion të përgatitjes zgjedhore priten të diskutohen e miratohen dhe një sërë vendimesh të tjera të rëndësishme./BalkanWeb