22 shkollat në 6 bashki të vendit kanë përfituar asistencë teknike për të zhvilluar një model të detajuar të rikonstruksionit duke i dhënë mundësi për të aplikuar për financim nga granti i Ministrisë së Arsimit.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, ishte në shkollën “Ali Sollaku” në Roskovec, ku bashkë me kolegen Majlinda Bufi dhe miqtë e USAID dhe UNICEF diskutuan me komunitetin lokal, prindër, mësues dhe nxënës për rikonstruksionin e shkollës dhe përmirësimet infrastrukturore që ata vetë mendojnë se janë të nevojshme
UNICEF i mbështetur nga USAID ka bashkëpunuar me 6 bashki për të vlerësuar infrastrukturën shkollore dhe shkolla “Ali Sollaku”, është një nga 22 shkollat që ka përfituar asistencë teknike.
Mazniku shprehu mirënjohje për UNICEF dhe USAID për ndihmën që i japin komuniteteve për të rritur cilësinë e mësimdhënies dhe për të krijuar një udhërrëfyes për punën që duhet bërë në mënyrë që të gjenerosh të ardhura nga programe të ndryshme./ata