Shkolla e rindërtuar “Bardhyl Pojani” në Pojan të bashkisë Maliq do të presë së shpejti nxënësit dhe mësuesit me kushte më të mira, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe bashkisë Maliq.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga ambientet e reja të kësaj shkolle, e cila ofron një mjedis arsimor me standarde bashkëkohore.
Shkolla e mesme e bashkuar “Bardhyl Pojani” kishte një kapacitet prej 360 nxënësish, ndërkohë që aty mësonin më shumë se 500 nxënës, duke bërë mësim me turne.
Falë këtij investimi eliminohet mësimi me dy turne.
Në ambientet e reja janë të përfshira 6 klasa, një bibliotekë dhe një palestër, të cilat do të vihen në funksion të shkollës së mesme./ata