Britania e Madhe mbështet zhvillimin e qëndrueshëm rural dhe të turizmit në veri të Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada britanike në Tiranë, njofton se sot ambasadori Britanik, Nick Abbott, nënshkroi një marrëveshje për zgjerimin e projektit të GIZ për zhvillim të qëndrueshëm rural në Shqipërinë e Veriut.

“Ky bashkëpunim përfshin partneritetin me Gjermaninë dhe Zvicrën, duke mbështetur bujqësinë dhe turizmin në rrethet e Kukësit dhe Dibrës. Projekti synon të kontribuojë në rritjen dhe mirëqenien e këtyre komuniteteve rurale, duke ndërtuar një të ardhme më të ndritshme për to”, njofton Ambasada britanike në Shqipëri./ata