Qeveria po mbështet financiarisht startup-et në sektorin e tregtisë elektronike.
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se deri tani 7 startup-e që janë shpallur fitues kanë përfituar mbështetje financiare në shumën 35 milionë lekë për të zhvilluar dhe përforcuar idetë e tyre.
“Qeveria shqiptare garanton mbështetje të vazhdueshme për këto iniciativa, duke krijuar një mjedis të favorshëm për rritjen e startup-eve, jo vetëm me financim direkt, por edhe me asistencë teknike dhe trajnime për ngritjen e kapaciteteve”, tha Ibrahimaj./ata