Borana Kalemi, Lavdërim Hoxha dhe Sabjan Hasani i janë bashkuar ekipit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit si tre fituesit e përzgjedhur nga Programi LEAD Albania.

Lajmin e dha ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili bëri të ditur se ata do të jenë pjesë e kabinetit për një vit, duke sjellë ekspertizë dhe përvojë të re.

Programi LEAD Albania, i implementuar nga AADF për 12 vite rresht, është një mundësi unike për të sjellë bashkëpunime të reja dhe ide inovative përmes ekspertëve të rinj./ata