Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër njoftoi se 50 818 persona u bënë pjesë e vizitave turistike në Kalanë e Gjirokastrës gjatë muajit shtator 2024.

Kjo shifër, bazuar në statistika, llogaritet të jetë 19 % më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

“Ju mirëpresim çdo ditë për të ndarë së bashku eksperiencën e të njohurit të historisë e kulturës ndërthurur me pamjen e mrekullueshme që kalaja ofron”, shkroi DRTK Gjirokastër në faqen e saj online.

Qyteti i Gjirokastrës, pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s, përzgjidhet për t’u vizituar nga pjesa më e madhe e turistëve që hyjnë në Shqipëri. Ata vlerësojnë traditat, bukuritë natyrore por dhe mikpritjen e kulinarinë vendase, pa lënë mënjanë objektin kryesor të qytetit, kalanë e Argjirosë.

Kalaja e Gjirokastrës ndodhet në rrugën e Zejtarëve, mbi një kodër me lartësi 335 m. Kalaja quhet Argjiro, në nder të legjendës sipas të cilës princesha Argjiro u hodh nga lartësitë e kështjellës për të mos rënë në duart e pushtuesit.

Nga Kalaja mesjetare, ajo e para pushtimit osman-shqiptar të Ali Pashës, ruhen vetëm pak gjurmë, pasi muret janë veshur deri në lartësi nga ndërtimet e reja. Ndërsa, kullat pjesërisht janë rrënuar dhe ripërshtatur./ata