Pas një trysnie të vazhdueshme nga Gjermania,  qeveria e Kosovës  ka hequr pjesërisht ndalesën ndaj importit të mallrave nga Serbia.

Ato do të lejohen të kalojnë vetëm nga pikëkalimi kufitar i Merdares, ndërkohë që vendimi është përshëndetur nga Dhoma Amerikane e Ekonomisë.

Në një deklaratë zyrtare thuhet se bllokimi që vijonte prej më shumë se një viti, ka patur  ndikim negativ në interesat komerciale amerikane si dhe të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Kjo situatë tashmë ka ndryshuar duke u shërbyer më shumë tregtisë së lirë në kuadër të Procesit të Berlinit./OraNews