Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde tha sot se e mirëpret vendimin e qeverisë për hapjen e pikës kufitare në Merdarë për mallrat që futen nga Serbia.

Ambasadori Rohde ka shkruar në X se ky vendim që shënon hap të rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s, i cili ka thënë se Gjermania do ta përkrahë Kosovën për të siguruar plotësimin e nevojave të sigurisë dhe monitorimin e proceseve në pikën kufitare.

“E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e pikës kufitare Merdarë për mallrat që vijnë nga Serbia. Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s. Ne do të mbështesim Kosovën për të siguruar plotësimin e nevojave të sigurisë dhe monitorimin e proceseve në pikën kufitare”, shkruan Rohde në X.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se se në pikën kufitare në Merdarë është hequr masa e sigurisë për mallrat serbe, nga kufizimi, te kontrolli i shtuar.

Ai theksoi se kjo masë është vendosur për shkaqe të sigurisë dhe jo të karakterit tregtar.

/KosovaPress/