Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arjan Jaupllari bashkë me ekipin e MBZHR dhe Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, zhvilluan një bashkëbisedimi me fermerë dhe blegtorë të qarkut Korçë, për prezantimin e mundësive dhe mbështetjes që ofron Skema Kombëtare e Investimeve 2024.
“Skema me një fond prej 1.5 miliardë lekësh ofron mbështetje financiare për investime në 5 sektorë kryesorë: ndërtimin e serrave të reja; instalimin e rrjetave antibreshër; ndërtimit e stallave; mekanizimin e sektorit të bujqësisë dhe rrjetave të peshkimit për akuakulturë”, tha Jaupllari.
Jaupllari informoi fermerët se aplikimet janë të hapura deri më datë 8 nëntor 2024.
Skema Kombëtare e Investimeve 2024, financon fermerët me 50% grant të vlerës së investimit për këta sektorë.
Jaupllari ftoi fermerët dhe blegtorët të adresojnë kërkesat dhe pyetjet e tyre pranë AZHBR-së dhe të përfitojnë mbështetje nga njëra prej masave./ata