Zonja e parë e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, Emine Erdoğan, është takuar me Linda Ramën, bashkëshorten e kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Emine Erdoğan e cila e shoqëron presidentin turk Erdoğan gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, ishte e ftuar nga Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Rama, në Vilën 30, Rezidencën Zyrtare të Shtetit.

Gjatë takimit të mbyllur për media, Linda Rama falënderoi zonjën e parë Erdoğan për ftesën e saj në ekspozitën dhe shfaqjen e modës "Thesaret e nusërisë: Një udhëtim në pajat Osmane dhe të Anadollit" të mbajtur në Türkevi në New York, duke i thënë se e ka pëlqyer shumë.

Gjatë takimit, ku u diskutua për vlerat e përbashkëta kulturore mes Shqipërisë dhe Türkiyes, Linda Rama i rrëfeu Emine Erdoğan-it rreth historisë së Vilës 30.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, Emine Erdoğan, pas takimit tha:

"Në kuadër të vizitës sonë zyrtare, u takuam në Tiranë me Linda Ramën, bashkëshorten e çmuar të Kryeministrit të Shqipërisë. Diskutuam për çështje që do të forcojnë më tej lidhjet historike dhe kulturore të dy vendeve. Ndajmë besimin se marrëdhëniet mes vendeve tona do të thellohen më tej përmes vizitave të ndërsjella"./aa