Kreu i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se Tregani po përjeton një hov të ri zhvillimi, me investime strategjike në infrastrukturë dhe shkolla, duke e kthyer këtë zonë në një destinacion të rëndësishëm turistik.

“Me organizimin e festës së turizmit dhe ngritjen e një agjencie për promovimin e atraksioneve lokale, po nxisim turizmin në këtë rajon,” shkruan kreu i bashkisë, duke shtuar se projekte të rëndësishme si ndriçimi dhe asfaltimi i fshatrave kryesore janë në rrugë të mbarë për t’u realizuar vitin e ardhshëm.

“Ne do të jemi gjithmonë pranë qytetarëve për t’u ofruar atyre më të mirën,” përfundon ai./ata