Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Nick Abbot morën pjesë sot në takimin e Komisionit të Përbashkët Mbikëqyrës.

Teksa i uroi mirëseardhjen ambasadorit të ri, Manja u shpreh se, bashkëpunimi mes dy vendeve mbetet i fuqishëm në fushat me interes të përbashkët.

Në takim u bisedua për fusha si transferimi i të dënuarve, investimet në sistemin penitenciar dhe rritja e kapaciteteve të burimeve tona njerëzore.

Mbetemi të angazhuar maksimalisht për reforma të qëndrueshme në drejtësi dhe sistemin penitenciar, theksoi Manja./ata