Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka mirëpritur në një takim Richard Deasy, drejtorin e programit ICITAP, me qëllim konsolidimin e urave të bashkëpunimit, në kuadër të programit amerikan ICITAP.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtori i ICITAP garantuan thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese në SHBA.

Gjatë takimit, Proda shprehu mirënjohje për të gjithë kontributin e agjencive ligjzbatuese amerikane dhe programit ICITAP në veçanti, për Policinë e Shtetit, nëpërmjet asistencave të vazhdueshme logjistike dhe teknike, për trainime per hetime dhe operacione policore me rëndësi.

Në vijim, Proda siguroi se angazhimi i strukturave të Policisë, do të intensifikohet, me qëllim përmbushjen e shpejtë dhe efikase të objektivave të përbashkët.

Deasy inkurajoi Drejtorin e Përgjithshëm që të fokusojë përpjekjet e Policisë, për forcimin e sundimit të ligjit, si dhe për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve./ata