Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Qarku Korçë, Andrea Mano.

Mano ka deklaruar më herët se do të jetë pjesë e PD-së së Berishës dhe pritet t’I bashkohet aksionit të tyre në Kuvend.

Deputeti i Korçës do të zëvendësojë Ervin Salianjin, i cili u dënua me 1 vit burg pas kallëzimit të rremë në dosjen Babale./Shqiptarja