Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në takim ambasadoren e Austrisë, Monika Zach.

Gjatë takimit Spiropali dhe Zach diskutuan mbi zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh politik, ekonomik, tregtar, kulturor, arsimor etj.

Gjithashtu pjesë e diskutimeve ishte edhe mbështetja e Austrisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në takim një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe fuqizimit të bashkëpunimit parlamentar mes Kuvendit dhe Këshillit Kombëtar të Austrisë, në zbatim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes dy parlamenteve, me fokus “Punishten e Demokracisë” dhe Programin e Bursave në Parlamentin e Austrisë./ata