Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi sot konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Orela Troplini, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës Administrative së Shkallës së Parë, Durrës.

Ky vendim i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Roland Ilia, Genta Tafa Bungo relatore, Xhensila Pine anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit./ata