Finalja e Champions League për vitin 2027 nuk do të zhvillohet në Itali. UEFA njoftoi pak kohë më parë heqjen e të drejtës së organizimit Milanos, për shkak të problemeve me rinovimin dhe Bashkinë. Pas kësaj, u përfol se finalja mund të spostohej në Romë, pasi “Olimpico” ishte stadiumi i vetëm në Itali që përmbush kriteret për një finale.

Edhe Roma hoqi dorë nga kandidatura për vitin 2027, duke lënë si alternativa për zhvillimin e finales vetëm Bakun dhe Madridin. Kjo u konfirmua nga UEFA e cila shpjegoi se ata kishin marrë vetëm propozime nga Azerbajxhani dhe Spanja me ‘Stadiumin Olimpik’ të Baku dhe ‘Estadio Metropolitano’ në garë për një vend.

Se ku do të luhet finalja e vitit 2027 do të vendoset në fund të sezonit, megjithatë i gjithë dokumentacioni duhet të dorëzohet deri në pranverë./Tema