Të kërkosh të paktën atë që meriton në fund të ditës nuk është asnjëherë gabim. Për më tepër kur ajo që kërkon është pagesa e sigurimeve shoqërore nga ana e punëmarrësit. Derdhja e kontributeve në skemën e pensioneve ndër vite ka patur gropat e veta, veçanarisht në disa sektorë të caktuar.

Edhe pse paga mesatare bruto sipas Shifrave të Institutit të Statistikave ka njohur një trajektore rritëse, ku përgjatë 3-mujorit të dyte të vitit ka arritur në rreth 75 mijë lekë, sipas Ish-kreut të Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli duhet të ishte më e lartë, por që është penguar për shkak të fenomenit që ndodh në sektorin privat ku, pronarët zgjedhin të deklarojnë vetëm një pjesë të pagës punonjësve të tyre dhe pjesën tjetër cash duke ndikuar drejtëpërdrejt edhe në skemën e pensionit për këta individë.

Synimi është i dukshëm ulja e informalitetit duke rritur kontrollet në bizneset e vendit. Në një kohë ku teknologjia po përdoret masivisht në jetën tonë të përditshme, pritet të bëjë të njëjtën gjë edhe nismat e qeverisë.

Paralelisht janë studentët e rinj që për të dhënë një ndihmë prindërve të tyre për kostot e arsimimit në vend, shkojnë për të punuar në jug preferojnë që të marrin të gjitha të ardhurat në dorë, duke mos ju paguar asnjë kontribut shoqëror.

Sipas Kryeministrit Rama, lufta kundër informalitetit në paga përbënë armikun kryesor në skemën e pensioneve. Në këtë mënyrë kontrollet ndaj biznesve do jenë më të shpeshta./Scan