Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dëshiron që dasma e djalit të tij, e planifikuar të mbahej muajin e ardhshëm, të shtyhet për shkak të konfliktit të vazhdueshëm dhe kërcënimit të mjeteve ajrore pa pilot (UAV).

Televizioni shtetëror izraelit KAN raportoi se dasma e djalit të vogël të Netanyahut, Avner, është planifikuar të mbahet më 26 nëntor. Thuhet se në rend dite ishte shtyrja e ceremonisë së dasmës, e cila ishte planifikuar të mbahej afër Tel Avivit.

Është sugjeruar që një aktivitet i planifikuar mund të përbëjë rrezik për pjesëmarrësit. Më tej thuhet se Netanyahu dëshiron që dasma e djalit të tij të shtyhet për shkak të konfliktit të vazhdueshme dhe kërcënimit me dron.

Kujtojmë se një dron i lëshuar nga Libani më 19 tetor, goditi rezidencën e Netanyahut në veri të Izraelit.

Gjatë këtij sulmi Netanyahu dhe bashkëshortja e tij Sara nuk ishin në shtëpi. Si pasojë e sulmit pati dëmtime të vogla në dritaren e dhomës së gjumit të shtëpisë./aa