Për shkak të motit të thatë dhe të ngrohtë ka nisur përgatitja e tokës për mbjelljen e grurit.

Të parët që kanë futur traktorët për plugim, janë punonjësit e qendrës se transferimit te teknologjive bujqësore ne Lushnjë. Specialistet e fushës pohojnë se duhet bërë kujdes në përzgjedhjen e farës së grurit me qellim garantimin e suksesit te prodhimit, ndaj edhe kjo qendër teston përshtatjen e farërave të drithërave me kushtet tona klimaterike.

Zonat koodrinore të Lushnjës janë të parat që nisin mbjelljet, por kushtet klimaterike të këtij viti kanë diktuar hershmërinë edhe në tokat fushore. Farërat e grurit elitë dhe super elitë vendase, janë ruajtur me fanatizëm prej dhjetëra dekadash nga kjo qendër dhe këtë vit ato do të zënë sipërfaqet më të mëdha.

Sipërfaqja e mbjellë me grurë në rrethin e Lushnjës për vitin 2023 ishte mbi 13 mijë, por farërat në shumicën e rasteve ishin hibride të importit./TopChannel