Një prej ndërtesave emblematike në Gjirokastër, aty ku prej vitesh gjendet Qendra Kulturore e Fëmijëve “Fato Berberi”, tashmë ka dalë në dritë falë një projekti të financuar nga Bashkimi Europian.

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi së bashku me kolegët e programit Interreg IPA CBC Albania-Grecce, Agjencisë së Eficencës së Energjisë dhe SASPAC panë nga afër ambientet e reja me standardet më të larta për fëmijët dhe stafin.

Golemi shprehu falënderimet për të gjithë kontributin e dhënë për finalizimin e këtij projekti.

Kjo qendër ofron programe të reja ku fëmijët mësojnë, argëtohen dhe ushtrojnë talentin në fusha të ndryshme.

Në këtë qendër kanë kaluar disa breza dhe të gjithë me dëshira e ëndrra për të mësuar një instrument, për të përvetësuar një specialitet, për të mësuar teatër, pikturë, etj./ata