112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë do të rikthejë në Tiranë paradën kuqezi. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar se parada do të mbahet më 28 nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit.

Ai i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të mblidhen për të festuar në zemër të Tiranës, “me kostumet e këngët nga çdo trevë shqiptare, në një bashkim vëllazëror festimesh të paharrueshme”.

“28 Nëntor – Parada e shqiptarëve, parada kuqezi”, -shkruan Veliaj.

“E ku ka më mirë se sa kur të gjithë shqiptarët mblidhen bashkë në Tiranë më 28 Nëntor, për të kremtuar 112 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, në një paradë me ngjyra Kuq e Zi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me kostumet e këngët nga çdo trevë shqiptare, në një bashkim vëllazëror festimesh të paharrueshme.

Eja festojmë në zemër të Tiranës”, përfundon postimin e tij Veliaj./ata