Qendra Kombëtare e Kinematografisë njoftoi se sot është premiera e filmit artistik me metrazh të gjatë “Emili”, me regji të Ajola Dajës, një prodhim i mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

“Emili” është filmi i parë i metrazhit të gjatë për Ajola Dajën si regjisore. Ai do të shfaqet sot në kinema Millennium në Tiranë.

Ajola Daja përveç regjisë, ka shkruar edhe skenarin që trajton një marrëdhënie dhune në familje, që shihet nga sytë e grave të shtëpisë.

Aktorja protagoniste, në rolin e Emilisë, është Arta Dobroshi ndërsa rolin e vjehrrës e interpreton Luiza Xhuvani. Lulzim Zeqja është në rolin e bashkëshortit dhunues dhe djali i vogël Noel Miraka në rolin e djalit të Emilisë.

Ajola Daja është shprehur për mediet se, “Emili” është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në kategorinë independent, gjë që e vuri përballë sfidës për të siguruar një buxhet independent, diçka e vështirë për t’u arritur./ata